PËR NE 

Ordinanca fizioterapeutike Neuro Reha për herë të parë filloi punën në vitin 2017 në lagjen Çair të Shkupit. Prej atëherë kjo praktikë ndërtoi reputacion lokal të shkëlqimit në fizioterapinë në Shkup dhe rrethinë. Stafi ynë është fokusuar në shërbim superior dhe shoqërorë në vazhdimësi gjithmonë. Ky kujdes në detaj reflektohet nëpërmjet çdo aspekti të aktivitetit veprimtar i Fizio biznesit nga momenti kur ju pranon personeli, deri te shërbimi shoqëror dhe i kujdesshëm të cilët e japin fizioterapistë të specializuar dhe të licencuar për dhënien e shërbimit mjekësorë. Neuroreha beson që, për të arritur maksimumin nga të gjitha aspektet e trajtimit fizioterapeutik, si imperativ e ka që pacientët të janë të njoftuar me problematikën e tyre dhe nëpërmjet saj të dijnë se çfarë duhet bërë për të larguar disfunksionin apo çrregullimin.

Ekipi Ynë:

Sci. Arijan Selmani

Arijan Selmani i lindur më 08.08.1989 në Shkup. Në vitin 2007 filloi studimet e larta si gjeneratë e parë në drejtimin Fizioterapi në Univesitetin Shtetërorë të Tetovës, ku diplomoi në Maj të vitit 2010 me mesatare 9.8, ku mori titullin Baccalaureus i fizioterapisë. Pas studimeve në 2011 e kreu stazhin shtetërorë në spitalin 8 Shtator në Shkup, ku në të njëjtin vit mori licencën për dhënien e shërbimit mjekësorë në Klinikën Universitare Reumatologjike Nënë Tereza (Shkup). Në vitin 2012 për shkak të interest të madh në Neurologji Arijan Selmani regjistroi studime postdiplomike specijalistike në drejtimin Specijalizim i rehabilitimit Neurologjik në shkollën mjekësore të lartë në Manastir. Në vitin 2015 e morri titullin e Specijalist i Rehabilitimit Neurologjik me mesatare 10.00. Në Janar të vitit 2017 Arijan Selmani filloi karirën më të lartë të punës si drejtues i Neuro Reha ku i solli metodat më të avancuara në fizioterapi.

Arijan Selmani ka kryer trajnime në mbarë Europën në lidhje me metodat më të sofistikuara të fizioterapisë ku të njejtët i praktikon në ordinancën ku ai kryen shërbimin mjekësor. Është si praktikues i çertifikuar për: 1. FDM (fascial distortion model) 2. Mulligan Concept, 3. Drenazhën Autogjene për fibrozën cistike, 4. Metodën Zensegrity, 5. Dry Needling teknika, 6. Akupunkturë mjekësore, 7. IASTM teknika, 8. Strain Counterstrain&De Jarnete, 9. Kinesiotape nga Kinesio University. 10. PNF&BOBATH STROKE patients